Drejtoresha e FSSH-së, Maja Paranxhieva dha dorëheqje

Shkup, 24 dhjetor 2015 (MIA) - Drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Maja Paranxhieva sot dha dorëheqje nga posti, për shkak të, siç tha shkaqeve morale, pas vdekjes së Tamarës 10 vjeçare nga Velesi.

"Prita të merren rezultatet nga mjekësia ligjore, që të konstatohet shkaku i vdekjes, dhe të shihet e vërteta për rastin me Tamarën, të cilin për gjithçka që ka ndodhur dhe ferrit nëpër të cilin kaluam, por edhe përpjekjet që paraprakisht i kemi bërë, e një pjesë e opinionit nuk i vlerësoi, megjithatë tërë jetën time do ta bart me vete edhe krahas asaj se jam e vetëdijshme se gjithçka që kemi mundur, kemi bërë, tekstualisht gjithçka", tha Parnaxhieva - Zmejkova.

Në konferencë për shtyp theksoi se e kupton mllefin e njerëzve, duke theksuar se edhe ajo ka qenë e mllefosur dhe e tmerruar.

"Revolta dhe mllefi i opinionit më të gjerë është tërësisht i kuptueshëm. Personalisht bashkëndjej me të si njeri dhe nënë. Autopsia, e cila veçmë u publikua në media e konfirmoi shkakun e vdekjes, bëhet fjalë për shkak, i cili nuk është i lidhur me operacionin, të cilin Tamara duhej ta bëjë, e për të cilin janë siguruar mjete. Në mënyrë shtesë Komisioni intern në Fondin bëri kontrolle dhe konstatoi se të gjitha procedurat në komisionet mjekësore dhe shërbimet profesionale në Fond janë respektuar", tha drejtoresha e FSSH-së.

Autopsia, shtoi ajo, ka treguar se shkaku për vdekjen nuk është i lidhur me operacionin, të cilin Tamara duhej ta ketë, e për të cilin në fund janë siguruar mjete.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail