Gruevski: Kanë përgjuar në dy mënyra

Shkup, 25 shkurt 2015 (MIA) - Pas incizimit të bisedave telefonike qëndron një shërbim i huaj për zbulim, bashkëpunëtor kryesor i së cilës në vend është personi Z.V i cili ka zhvilluar rrjetin e tij të agjentëve, deklaroi në konferencën për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski, duke iu referuar informatave që i ka marrë nga MPB-ja.

Shërbimet e Maqedonisë e dinë për cilin shërbim të huaj bëhet fjalë, por kryeministri tha se në këtë fazë nuk dëshiron të japë më shumë informacione. Për atë nëse do të ketë dëbim të diplomatëve, tha se për përfundimin e procedurës së tërësishme gjyqësore do të merren vendime nëse duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim.

Thekoi se në Llap topin e personit Z.V, krahas punëve të tjera,  janë gjetur edhe transkriptet e bisedave telefonike të përkthyera në gjuhën angleze, para të cilave qëndron përshkrimi i emrave të personave të cilët e zhvillojnë bisedën edhe relacionet e tyre të ndërsjella, ndërsa gjithashtu në material ka pasur edhe analizë politike.

"Është e qartë se materiali ka qenë i dedikuar për persona të jashtëm të cilët nuk e kuptojnë gjuhën maqedonase, dhe të cilët jomjaftueshëm i dinë politikat dhe personat e tjerë publikë në RM. Për këtë është nevojitur të përkthehen bisedat, të përshkruhet kush me kë flet, çfarë funksioni kanë këta njerëz në Maqedoni dhe cilat janë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella me qëllim që porositësi të ketë pasqyrë të tërësishme dhe të qartë me analizë të mbështetura me transkripta nga bisedat konkrete mes personave të njohur në jetën politike", deklaroi Gruevski.

Një pjesë nga materiali i gjetur te personi Z.V sipas Gruevskit është gjetur edhe në kompjuterin e bashkëshortes së tij e cila e ka shfrytëzuar atë kompjuter në vendin e saj të punës në një organizatë financiare në pronë të një kompanie private nga një shtet fqinj.

Vallë dikush prej jush, pyeti Gruevski, nëse është i pafajshëm, dhe për ndonjë rast vjen policia për kontroll, do ta thyejë kompjuterin me sëpatë, do ta hedhë telefonin celular nëpër dritare dhe nëse ndonjë njeri normal me bashkëshorten dhe fëmijët shkruan në vend me shkronja, dhe fjalë, me numra dhe shifra të cilat secili prej tyre din t'i deshifrojë dhe t'i shndërojë në tekst.

"Për fat të mirë tërë kjo është deshifruar dhe siguruar si dëshmi për në gjykatë" tha kryeministri.

Sipas informacioneve  nga MPB-ja  dhe nga komunikimet  e tyre  me prokurorinë, Gruveksi thekson se vlerësohet që për tërë këtë ekzistojnë dëshmi të fuqishme, si materiale  ashtu edhe dëshmi. Domethënë dëshmi të fuqishme dhe të rëndësishme, thotë ai.

Për atë kush i ka incizuar bisedat kryeministri Gruevskli thotë se pasi Zoran Zaevi  ia ka dërguar kërcënimin, MPB-ja ka regjistruar dy mënyra në të cilat janë incizuar bisedat.

"Mënyra e parë, e cila u dorëzua në gjykatë sot mediat publikuan se kemi edhe një aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor. Sipas dëshmive dhe pranimit para organeve hetuese në procedurën gjyqësore të të dy të burgosurve, personi Z.V. ka punësuar dy persona  të cilët i kanë ndihmuar në incizimin e materialeve për çfarë kanë fituar kompensim në para" thotë Gruevski. 

Të dy personat sipas informatave që i ka marrë, e kanë pranuar veprën para organeve hetuese në procedurën penale, ndërsa gjykata veçmë njërin nga personat i cili në tërësi e ka pranuar veprën e dënoi si fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim.

"Personi GJ.L. i cili thënë kalimthi në kohën kur personi Z.V. ka ushtruar funksion të lartë shtetëror në MPB ka qenë bashkëpunëtori i tij i parë, në atë kohë pasi që është ballafaquar me dëshmitë e MPB-së dhe prokurorisë për veprën e kryer penale, e ka pranuar veprën duke pranuar se si i njohur dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i personit Z.V. me kërkesë të tij e ka rekrutuar personin Z.K. i punësuar në DSK nga viti 1993, i cili është inxhinieri më me përvojë dhe kryesor në MPB gjegjësisht në DSK dhe i cili ka punuar pikërisht në pajisjen për ndjekje të komunikimeve në MPB, e cila përdoret vetëm në procedurë të aprovuar ligjore. Ai i ka thënë se Z.V. i nevojiten materiale të incizuara me qëllim të dhënies së tyre një shërbimi të huaj zbulues, ndërsa për shkak të nevojave të tij për ndjekje të gjendjeve politike dhe të përgjithshme në RM", theksoi Gruevski. Për këtë i është premtuar, ndërsa në pas edhe i është realizuar shpërblim në të holla disa herë. Materialet, pohon kryeministri, janë dërguar deri në faktor të tretë, dhe janë përdorur për analizë edhe aksione tjera.

Personi Z.K., sipas shpjegimit të Gruevskit, e ka pranuar ofertën joligjore dhe ilegalisht, në kundërshtim me ligjin i ka vënë në incizim të gjithë numrat të cilët kanë ardhur si porosi nga personi Z.V., ndërsa në ndërmjetësim të perosnit GJ.L.

"Materialet e incizuara ia ka dorëzuar rregullisht personit GJ.L., ndërsa ky madje personit Z.V., me ç'rast ka pasuar shpërblim në të holla. Që të dy para organeve hetuese kanë deklaruar se kanë qenë të bindur se ky material do të përfundojë vetëm tek shërbimi i huaj zbulues, dhe se asnjëherë nuk do të publikohet publikisht, që u ka dhënë shpresë se asnjëherë nuk do të zbulohen. Tek të dy personat në bastisjen e kryer dhe kontrollin janë gjetur dëshmi materiale për të njejtën dhe sasi më të mëdha të të hollave dhe aksioneve. Mes tjerash në bastisjen e personit Z.K. janë gjetur edhe CD-të me bisedat e incizuara telefonike dhe ajo është gjetur pikërisht në zyrën e tij", tha Gruevski.

Incizimi sipas deklaratave të tyre ka filluar diku në vitin 2010.

"Me këtë ranë në ujë edhe të gjithë akuzimet e opozitës se ne qëndrojmë pas përgjimit për çka në fakt ata nuk kanë asnjë dëshmi. Asnjë. Këtë e kishin vetëm si paravan që të fillojnë me publikimin dhe opinioni t'i lirojë nga çfarëdo lloj përgjegjësie dhe t'i kuptojë se vallë ata kanë qenë nën represion dhe tani do të publikojnë se çfarë jonjerëz kemi qenë ne", deklaroi Gruevski në konferencën për shtyp.

Qëllimi i opozitës, konsideorn ai, është që të krijojë frikë tek njerëzit se kush e di se çka kanë për ndonjërin nga ata, gjegjësisht të kenë mundësi ta balancojnë mllefin e qytetarëve nga fakti se një person si Zoran Zaevi e ka jetën e tyre private si impakt disk, se po e prish sistemin e këtij vendi, se drejtëpërdrejtë i prish interesat shtetërore, e prish privatësinë e qytetarëve.

Mënyra e dytë se si është incizuar me të ashtuquajturën pajisje taktike, thotë Gruevski.

"Pasi që Zoran Zaevi filloi t'i drejtojë kërcënimet ndaj meje, MPB ftoi ekspertë të njohur për këtë problematikë nga një kompani e huaj e njohur, e cila me pajisjen e saj bëri verifikim dhe konfirmoi se përkohësisht në lokacione të ndryshme kryesisht në qendrën e Shkupit, një kryerës i panjohur kreu përgjim ilegal dhe incizim të bisedave telefonike, duke përdorur pajisje mobile, lokacioni i të cilës vazhdimisht ndryshon, ndërsa e cila funksionon sipas parimit të klonimit të së ashtuquajturave stacione bazë", theksoi ai.

Është bërë, siç tha, ndryshim i vendndodhjes, ndërsa në radius prej rreth dy kilometra nga institucionet, kryesisht në qendër, prej nga janë locuar pikërisht edhe telefonët e kreut shtetëror dhe bartësit e funksioneve publike, dhe atë pajisje e kanë kyçur në kohë të caktuar të ditës më së shpeshti midis orës 12 dhe 18.

"MPB për këtë ka edhe raport me shkrim për rezultatet të cilat dolën nga puna e tyre, por deri më tani nuk arriti t'i locojë kryerësit, për shkak të së cilës, hetimi për këtë ende nuk ka përfunduar. Ajo që është theksuar është se analiza e tyre thekson se ata të cilët e publikojnë incizimin me pajisje taktike mobile janë profesionistë të kalibrit të lartë, lartë të trajnuar për aksione të këtilla", theksoi Gruevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail