Janë inicuar seanca të përbashkëta qeveritare me Shqipërinë dhe Kosovën

Shkup, 26 shkurt 2015 (MIA) - Maqedonia ka inicuar mbatjen e seancave të përbashkëta qeveritare edhe me Shqipërinë edhe me Kosovën dhe pritet që muajt e ardhshëm të  marrë përgjige edhe nga të dyja palët. 

Këtë e theksoi ministr i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit. 

"Qevera e Republikë së Maqedonisë para më shumë se një viti zyrtarisht inicoi te të gjithë fqinjët tanë, pesë vende me të cilat kufizohemi, ndërsa edhe në kontekstin më të gjerë edhe me disa vende të tjera me të cilat kemi bashkëpunim intensiv nga rajoni ynë të realizojmë seanca të përbashkëta qeveritare. Para pak kohësh patëm një seancë të tillë këtu në Shkup me Republikën e Serbisë. Në të kaluarën kemi pasur  takime të zgjeruara me Republikën e Bullgarisë, me Republikën e Sllovenisë, ndëra të tilla iniciativa  kemi  inicuar edhe me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe presim sa më shejt që të jetë e mundur  përgjigje lidhur me këtë", tha Poposki. 

Sipas tij ky do të ishte një impuls shtesë në bashkëpunimin bilateral, ndërsa edhe në kontestin rajonal  do të dërgojmë  një  sinjal më të gjerë pozitiv. 

"Nga Republika e Kosovës presim që në periudhn e ardhshme të marrim  përgjigje  pozitive. Aty pati edhe arsye  objektive sepse  për një periudhë të gjatë u formua qeveria, por tani nuk ekziston pengesë që të inkuadrohemi për mbajtjen e kësaj seance  të qeverisë dhe tashmë kemi përgatitur disa propozime në këtë kontekst. 

Gjatë viztës para pak kohësh në Tiranë biseduam edhe për mbajtjen e një seance të tillë me Republikën e Shqipërisë që sërisht  do të varet nga gatishmëria, respektivisht shpjetësia me të cilën do të marrim përgjigje kthyese  dhe propozime  për cilat pika do të mund të diskutojmë  gjatë kësaj seance. Në të dyja restet mendoj se është mjaft reale që të presim për dy deri tre muajt e ardshëm të kemi mundësi që të mbajmë seancë të përbashkët  të qeverive", theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail