Audio plejer për personat me nevoja të veçanta

Shkup, 26 shkurt 2015 (MIA) - Audio plejer i cili mbështet transkriptimin e librave audio sipas përmbajtjes dhe formës, i optimizuar për intertnet-kërkuesit më të njohur dhe i cili mund të integrohet lehtë në cilën do bibliotekë digjitale është zgjidhja fituese në konkursin "KullTIP" - audio plejër për personat me nevoja të veçanta që sot u prezentua në BUK "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup.

"Me plejerin do të mundësohet qasje më e lehtë deri te audio përmbajtjet e siguruara nga Reparti për personat e verbër dhe me pamje të dobësuar në BUK Shën Klimenti i Ohrit - Shkup, ndërsa së shpejti do të integrohet edhe në Bibliotekën digjitale të Maqedonisë", sqaruan nga Biblioteka universitare kombëtare.

Kodi i audio plejerit është publikuar si zgjidhje open-source dhe ka qasje publike në GitHub përmes llogarisë së përdoruesit të BUK "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup. Gjithashtu, është përpunuar edhe ueb faqen e veçantë ku personat e interesuar mund t'i shqyrtojnë të gjitha funksionalitetet e adio plejerit.

Audio plejeri është rezultat i projektit "Audio plejer i bazuar në ueb për personat me nevoja të veçanta" me të cilin BUK "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup dhe Oda Ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese (MASIT) merr pjesë në konkursin "KullTIP 2014" që e organizon Këshilli britanik në bashkëpunim me FSHIIK.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail