Seancë e trupit koordinues të kryetarëve të komunave nga Qyteti i Shkupit

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - Dezinfektimi, tatimi i pronës, vendosja e pajisjes urbane dhe planet rregullative kanë qenë pikat e rendit të ditës së seancës së 15-të të trupit koordinues të kryetarëve të komunave të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot në konferencë për shtyp theksoi se për procesin e dezinfektimit, i cili do të zbatohet gjatë pranverës, kryetarët e komunave janë marrë vesh që koordinimi të jetë përmes Qytetit të Shkupit.

"Pjesa më e madhe e komunave e kanë filluar procedurën për dezinfektim, ndërsa u konkludua që edhe komunat e tjera të fillojnë dhe të gjitha në të njëjtën kohë prej 15 prillit në mënyrë të koordinuar ta fillojnë dezinfektimin", tha Trajanovski.

Kryetri i Qytetit të Shkupit sqaroi se Qyteti i Shkupit është kompetent edhe për dezinsektimin dhe atë çdo vit e zbaton në sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.

"Dezinfektimi bëhet edhe në komunat në periferi, siç janë ilinden, Petrovec dhe Haraçinë, ku ka tokë më të lagësht dhe ku vlerësojmë se ato vende mund të jenë burim i insekteve", shtoi Trajanovski.

Në Trupin koordinues u debatua edhe për procesin e pagesës së tatimit të pronës dhe për përpunimin e vendimeve për tatim të pronës për vitin 2015. Shërbimet infirmuan se përpunimi i tyre është në fazë përfundimtare, pas çka do të fillojë edhe procesi i shpëndarjes së tyre.

Në pyetjen e gazetarëve për drunjtë e prerë në sheshin Maqedonia, kryetari i Qytetit të Shkupit tha se ato kanë qenë të degraduara fiziologjikisht, ndërsa deri në qershor të këtij viti, qyteti do të mbjellë drunj të rinj të unifikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail