Kongresi tematik i BDI-së caktohet për më 28 dhe 29 mars në Shkup

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Kongresin Tematik Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë më 28 dhe 29 mars në Shkup, kumtoi sot shefi i Kabinetit të kryetarit të partisë dhe deputet në Kuvend, Artan Grubi.

"Duke respektuar vullnetin unanim të delegatëve si dhe vendimin e Kongresit të tretë zgjedhor, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcaktuar datat 28 dhe 29 mars të këtij viti për mbajtjen e Kongresit tematik në Shkup ", deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Grubi.

Më 5 qershor te vitit te kaluar, Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilloi punimet e Kongresit të tretë zgjedhor në të cilin u zgjodhën organet udhëheqëse të partisë.

Në këtë Kongres, siç shton më tej Grubi, delegatët gjithashtu vendosën që në fund të vitit të kaluar ose ne fillim të këtij viti të mbahet edhe kongres tematik në formën e një konferencë të gjerë programore ku do të diskutohet mbi programin politik në dekadën para nesh.

Punimet e Kongresit do të zhvillohen gjatë dy ditëve dhe delegatët do të kanë mundësinë të ndjekin prezantimet e mysafirëve në tre panele plotësuese të punimeve të Kongresit ku do të trajtohen Integrimet Euroatlantike dhe fqinjësia e mirë, qeverisja e mirë dhe demokracia konsensuale dhe zhvillimi ekonomik si dhe mirëqenia sociale.

"Paneli i parë do të trajtojë çështjet integruese Euroatlantike si dhe marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa pjesëmarrjen e tyre si prezentues e kanë konfirmuar tashmë ish-diplomati amerikan, Daniel Server, ish - ambasadori i NATO-s, Hansjorg Eiff, ish-ambasadori i BE-së, Ervan Fuere, ish - ambasadori grek në Shkup dhe Uashington, Aleksandros Malias ", deklaroi Grubi.

BDI, shtoi më tej, gjithashtu do të ftojë opinionistë dhe figura publike respektive që kanë interes nga fusha e trajtuar në këtë panel, por edhe në panelet e tjera.

Informacione mbi dy panelet e tjera si dhe mbi punën e Kongresit paralajmëroi për ditët në vijim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail