Shkollat e mesme fetare do të jenë pjesë e sistemit arsimor

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Shkollat e mesme fetare në Maqedoni do të jenë nën kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, paralajmëroi sot ministri Abdilaqim Ademi.

Qëllimi është që qytetarët të cilët do ta përfundojnë shkollën e mesme fetare pa problem të regjistrohen në cilindo fakultet, e jo vetëm në Fakultetin Teologjik respektivisht  në Fakultetin e Shkencave Islame, që do të thotë se do të duhet të japin provimin e maturës shtetërore.

Ky ishte shkaku i takimit të sotëm të ministrit Ademi me kryesinë e Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi, ku kanë biseduar për statusin e medreseve dhe kushteve juridike që duhet të plotësohen që ato të regjistrohen në regjistrin e MASH.

"Gati në të gjitha vendet e rajonit shkollat fetare janë në kuadër të sistemit të arsimit, pasi ata janë të rëndësishme për shoqërinë dhe për shtetin. Ky është qëllimi, që këto shkolla të jenë pjesë nga sistemi i arsimimit i Republikës së Maqedonisë, dhe ajo do të thotë të regjistrohen në regjistrin e shkollave. Ata momentalisht nuk janë të regjistruar në regjistër dhe nxënësit aty nuk japin provim shtetëror, ndërsa me mos dhënien e provimit të maturës ata janë të përkufizuar për tЃu regjistruar në fakultete. Këto probleme dëshirojmë t'i tejkalojmë së bashku me bashkësitë fetare", deklaroi Ademi pas takimit në BFI.

Ai shtoi se çështja ndoshta do të rregullohet me ligj të veçantë ose me ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm.

"Sot nuk mund të flasim se si konkretisht do të rregullohet ajo, nëse do të ketë nevojë për ndryshime të Ligjit për shkollat të mes ose ligj të veçantë. Këtu jemi të shprehim vullnetin se ajo duhet, më në fund të rregullohet", tha Ademi.

Ulemaja Rexhepi theksoi se me takimin e sotëm është plotësuar kërkesa e tyre. "Gjetëm gjuhë të përbashkët me MASH. Ministri është në disponim të ndihmojë në kuadër të sistemit juridik për disa probleme që i kemi pasur për t'i tejkaluar dhe institucionet tona edukativo-arsimore të vazhdojnë në linjën institucionale", tha Rexhepi.

Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se me rregullimin e statusit të medreseve do të mënjanohen disa elemente radikale.

Ministri me këtë rast kumtoi se të enjten do të mbahet takimi i parë i grupit të punës që duhet të përgatisin konceptin për tekstin me ligj të ri për arsim të lartë.

Lidhur me bojkotin në disa shkolla për shkak të provimit të domosdoshëm të lëndës së matematikës në provim shtetëror në këtë vit shkollor, Ademi tha se matura shtetërore në Maqedoni funksionon me sukses dhe, siç tha, është përparësi  për nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë pasi me të mund të regjistrohen në cilin do universitet të botës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail