Ndalesa për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë-Dibër për shkak të reshjeve të borës.

Sipas informatave të marra në LAMM nga NP "Rrugët e Maqedonisë", komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. 

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Përkujtim për të gjithë vozitësit për obligimin ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale kohore. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail