Kompania belge "Slabink NB" fillon prodhimin në Shkup

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Kompania belge "Slabink NB" e cila veçmë bashkëpunon me një kompani të huaj në Bunarxhik, fillon me realizimin e investimit të saj në lagjen Gazi Babë të Shkupit në vlerë prej tre milionë euro. Fillimi u zyrtarizua në takimin e sotëm të bashkëpronarit dhe drejtori kryesor ekzekutiv të kompanisë Luk Slabik dhe zëvendësdrejtor të Agjencisë për Investime të Huaja Kliment Shekeroski.

Vendimi për investim është miratuar pas negociatave disamujore me Agjencinë për Investime dhe Promovim e Eksportit. Kapaciteti i "Slabink NB"  do të ketë sallë dhe hapësirë pune me sipërfaqe prej 900 metra katror në komunën e Gazi Babës, ndërsa mëtej planifikon edhe zgjerim. Kompania merret me prerje lazerike dhe përpunimin e metaleve.

"Edhe një kompani me renome bëhet pjesë integrale nga ekonomia vendore. Me hyrjen e "Slabnik NB" belg që për ne si ekip qeveritar paraqet valorizim të tërë angazhimit të deritanishëm dhe përpjekjeve për bindjen e tyre të vijnë në Republikën e Maqedonisë, do të hapen mundësi të reja për punësim të qytetarëve tonë, por edhe mundësi për bashkëpunim afarist me jë numër të madhë të komiteteve lokale" deklaroi Shekerovski.

Ai shtoi se është e rëndësishme që në këtë fazë fillestare pajisjet dhe makinat do të blihen nga kompanitë vendore, ndërsa në periudhën e mëtejshme do të vijojë edhe zgjerim i hapësirës dhe ripajisja e saj me teknologjin më moderne të makinave.

Luk Sablink thekson se vendimi tyre për investim do të jetë rekomandim i mirë për partnerët e saj afarist nga Belgjika dhe më gjerë për investim në Maqedoni, ku, siç tha, hasin në pritje të shkëlqyer.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail