Shpallje e re e Qeverisë për ekspertë të huaj në kompanitë vendore

Shkup, 6 mars 2015 (MIA) - Kompanitë vendore prej nesër do të mund të shfaqin interes për angazhimin e ekspertëve të huaj përmes projektit që e inicion dhe zbaton Qeveria e Maqedonisë. Shpallja do të publikohet nesër dhe do të zgjasë gjatë 45 ditëve të ardhshme. Në fokus të ciklit të dytë janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se projekti po shkon drejt ciklit të dytë duke i pasur parasysh rezultatet pozitive nga realizimi i ciklit të parë.

Do të mund të paraqiten kompani me të paktën 51 për qind të kapitalit vendor, të cilat ekzistojnë edhe të paktën dy vjet dhe kanë prej pesë deri në 250 të punësuar.

Qeveria pret edhe ky cikël të jetë i suksesshëm si edhe cikli paraprak në të cilin janë paraqitur 98 kompani, ndërsa 85 për qind prej tyre kanë shprehur nevojë për vazhdimin e angazhimit të ekspertëve të huaj në kompaninë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail