Zaev dha deklaratë në Prokurori për rastin "Puç"

Shkup, 11 mars 2015 (MIA) - Kryetari i LSDM-së opozitare Zoran Zaev sot dha deklaratë në prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion për rastin "Puç".

"Sot nuk do t'i komentoj bisedat në prokurori, për shkak se dëshiroj të qëndroj në atë që e flas, ta respektoj procesin", deklaroi Zaev.

Thotë se nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e heshtjes. "Do të jap deklaratë në pjesën e duhur të procedurës dhe nuk do të komentoj çka ka ndodhur sot, për shkak të respektimit të procedurës", theksoi Zaev.

Ai përmendi se shpreson se "individë në Prokurorinë publike dhe në gjyqësi do të guxojnë të gjykojnë dhe të bartin shërbime vetëm sipas Ligjit dhe Kushtetutës".

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për veprën e re penale kundër tij për marrje të ryshfetit, Zaev tha se do të paraqesë kallëzim penal nga ana e tij për ofrim të paramenduar të ryshfetit dhe dakordim të paramenduar për montim të ryshfetit.

Për kumtesën e fundit nga VMRO-DPMNE-ja se prezanton materiale të montuara, të shkurtuara dhe të ngjitura, Zaev theksoi se "çdo dokument i publikuar nga shkronja e parë deri te e fundit dhe çdo fjalë e thënë nga e para deri et e fundit në çdo bisedë të publikuar është e vërtetë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail