Padi penale për një shkupjan për hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik

Shkup, 26 mars 2015 (MIA) - Sektori për krime kompjuterike dhe forenzikë dixhitale pranë Shërbimeve qendrore policore në Byronë për siguri publike pranë MPB, parashtroi në Prokurorinë themelore publike të Shkupit padi penale kundër personit A.T. (44) nga Shkupi, për vepër të kryer penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik".

Gjatë qershorit të vitit të kaluar, kumtoi sot MPB, A.T., në mënyrë të paautorizuar ka hyrë me shfrytëzues administrativë në sistemin kompjuterik - njësinë kompjuterike të serverit "WIN-KLS5VM0T8C" në pronësi të kompanisë "Nekstsens SHPK" nga Shkuçi ku ishte hostuar faqja e Internetit HYPERLINK "http://www.exploringmacedonia.com/"www.exploringmacedonia.com dhe me atë rast duke u përfituar me privilegje administrative ka kryer ndryshim të përmbajtjes zyrtare të ueb faqes, përkatësisht në mënyrë të pautorizuar ka vendosur datoteka të reja me çka të dhënën kompjuterike e ka bërë të papërdorshme dhe të pashfrytëzueshme.

Nga logjet e parashtruara për të gjitha paralajmërimet e kryera të paautorizuara deri te host - serveri, sqarohet në kumtesë, është bërë anliza e tyre ku janë konstatuar IP adresa nga të cilat është inkuadruar me kohë dhe me datë, dhe me hetim të mëtutjeshëm është konstatuar shfrytëzuesi - personi A.T. njëherit edhe autori për veprën e lartëpërmendur penale.

Lidhur me këtë. është bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e të paraqiturit, ku janë gjetur kompjuterët përmes të cilëve A.T. ka kryer qasje të paautorizuar në serverin kompjuterik në pronësi të "Nesktsens SHPK", Shkup. Për shkak të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive dixhitale është kryer anlizë dhe eskpertizë ndaj pajisjes së marrë kompjuterike të gjetur gjatë bastisjes.

Me zbatimin e procedurave speciale të standardizuara informatiko-forenzike dhe me shfrytëzimin e softuerit special të licencuar forenzik, janë rikonstruuar një numër i madh i fragmenteve të fshira të IP adresave të qasura, URL-rrugica nga Internet kërkuesit Google Chrome dhe Moxila Firefox dhe fotografi digjitale.

Nga elementet e jetura në qasje Interneti, përkatësisht IP adresa të qasura dhe mediume të memoruara virtuale, qëndron në kumtesën e MPB-së, mund të konstatohet se krahasuar me logjet e analizuara dhe datotekat e ngjitura në datën kritike dhe kohën nga host serveri i dëmtuar, se janë të njejta në pajtim me IP adresat, URL rrugicat dhe datotekat të cilat janë marrë nga ekspertiza e pajisjes së marrë përkohësisht kompjuterike nga A.T., me ç'rats është konstatuar se i paraqituri në mënyrë të paautorizuar i është qasur serverit. Me këtë rast duke shfrytëzuar llogarinë administrative për paraqitje në njësinë kompjuterike të serverit, si anë e fundit për qasje nga përmbajtjet e ngjitura në sistemin e cekur kompjuterik ka mundësuar dhe ka kryer hyrje të palejuar, ndryshim dhe dëmtim të të dhënave kompjuterike - përmbajtje digjitale në Internet faqen e hostuar të serverit, e me këtë ka bërë vështirësim dhe funksionim normal të sistemit kompjuterik - host serverit si dhe përmbajtjeve të të njejtit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail