Pengohet kontrabandë e dy kilogramë heroine në KK "Bogorodicë"

Shkup, 26 mars 2015 (MIA) - Në kalimin kufitar "Bogorodicë" dje gjatë kontrollit të një autobusi janë zbuluar dy kilogramë heroinë  për kontrabandën e së cilës dyshohen shtetasit e Maqedonisë D.Xh (39) dhe A.D. (51)

Drogën e kanë siguruar në Stamboll dhe kanë dashur që përmes Maqedonisë ta transportojnë për në Zvicër. 

Kundër të dyshyarve  është parashtruar kallëzim penal për prodhim dhe lëshim ilegal në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekusorëve dhe u është caktuar arrest 30-ditor.

Drejtoria doganore sot njoftoi se dje në orën 4:30 minuta në KF "Bogorodicë" për hyjrje në vend është paraqitur autobusi në pronësi të kompanisë turke të qarkullimit "Jadran turizëm" me targa turke  i cili qarkullonte në linjë të rregullt Stamboll-Strugë, me 43 udhëtarë.

Gjatë kontrollit të hollësishëm të hapësirës së bagazhit në një çantë të zezë me fund të dyfishtë, nëpunësit doganorë kanë gjetur 4 qese të mbështjella  me ngjitës letre, të mbushura me material pluhur me ngjyrë kafe me peshë prej rreth 2 kilogramësh, për të cilën me testerin për narkotikë (NIK) është konfirmuar se është heroinë.

Askush nga udhëtarët nuk u paraqit si pronar i çantës. Pas masave të marra hetimore, inspektorët zbuluan se çanta ka qenë e  dy shtetasve të Maqedonisë me iniciale D.Xh (39) dhe A.D. (51).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail