Në "Alo mjek" 1.142 thirrje për një javë

Shkup, 30 mars 2015 (MIA) - Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo mjek" 02/15123 në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.142 thirrje, ndërsa nga hyrja në funksion i linjës në muajin shtator të vitit të kaluar gjithsej 29.748.

Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo simptome të çrregullimit shëndetësor.

Nga shtëpia shëndetësore Shkup, kumtojnë se 21 mjekë janë të disponueshëm për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet e qytetarëve janë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo mjek" u është dhënë ndihmë e duhur shëndetësore përmes këshillës mjekësore dhe terapi e nevojshme simptomatike. Paraqitjet më shpesh janë me spektër të gjerë të simptomave më të ndryshme, kardiovaskulare, respiratore, kollë, ftohje, temperaturë e lartë trupore, virozë barku dhe sëmundje simptomatike.

Në koll qendrën "Alo mjek" çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 22:00 për këshillë mjekësore do të jenë mjekë kujdestarë dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore publike. Prof.dr. Xvonko Milenkoviq nga Klinika për gjendje infektive dhe febrile do të jetë kujdestar sot nga ora 18:00 deri në orën 22:00, ndërsa nesër dr. Risto Simeonov nga Klinika për kirurgji të fëmijëve. Pasnesër do të jetë kujdestare Emilija Velkova nga Enti republikan për transfuziologji, të enjten prof.dr. Zoran Spirovski, drejtor i Klinikës për kirurgji torakale-vaskulare, të premten prof.dr. Igor Kuzmanovski, drejtor i Klinikës për neurologji. Të shtunën për këshillë mjekësore do të jetë i disponueshëm prof.dr. Aleksandar Çaparoski, drejtor i Klinikës për kirurgji neurologjike, ndërsa të dielën prof.dr. Sasho Karagjozov nga Klinika për kirurgji digestive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail