Një grup i armatosur e ka sulmuar stacionin policor në Goshincë (PLT)

Shkup,  21 prill  2015 (MIA) - Një grup i armatosur prej 40 personave mbrëmë në orën 2 e 30 minuta e sulmuan stacionin policor   në Goshincë në afërsi të kufirit të Maqedonisë  me Kosovën me ç'rast janë robëruar katër nëpunës policor  të cilët kanë qenë kujdestarë në stacionin policor. 

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski në konferencën për shtyp informon     se personat kanë qenë të armatosur mirë dhe kanë pasur uniforma ushtarake me shenjën e UÇK-së dhe midis tyre kanë komunikuar në gjuhën shqipe.

"Sulmuesit i kanë çarmatosur dhe tre prej tyre i kanë lidhur me pranga, ndërsa kanë filluar të godasin njërin nga nëpunësit policorë. Personat kanë nxjerur edhe kamerë dhe e kanë incizuar rastin. Personi  i cili e ka udhëhequr grupin, në gjuhën shqipe përmes përkthyesit i cili ka folur në gjuhën maqedonase të përzierë me serbe u është drejtuar policëve të lidhur me fjalët  "ne jemi nga UÇK-ja dhe thojini të gjithëve se as Ahmeti, as Gruevski nuk mund t'u shpëtojë. Ne duam shtetin tonë,  nuk duam kurrfarë marrëveshje të Ohrit. Nëse ju kapim juve ose cilindo tjetër sërish të gjithëve do t'ju likuidojmë", tha Koteski dhe shtoi se anëtarët e grupit  i kanë marrë armët  të cilat i kanë gjetur në stacionin policor dhe radiolidhjet e nëpunësve policorë dhe ua kanë thyer celularët.

  

Personat e maskuar të armatosur në ikje e sipër u kanë thënë policëve të lidhur  se kanë gjysmë ore të ecin në këmbë që të largohen nga stacionin policor dhe u kanë dërguar kërcënime serioze se nëse më herët e bëjnë atë ose nëse mbesin do të likuidohen.

"Pas gjysmë ore njëri nga nëpunësit policorë i cili nuk ka qenë i lidhur ka marrë çelësat e prangave të cilat janë lënë në tokë ua ka liruar prangat të gjithë kolegëve dhe në këmbë janë nisur  në rrugën poshtë, ndërsa në një moment duke ecur kanë dëgjuar gjuajtje të automatikut", tha Koteski.

Sipas njohurive të para dhe informatave operative të MPB-së, bëhet fjalë për persona nga Kosova, por plotësisht ndërmerren masa për sigurimin e dëshmive adekuate.

Koteski theksoi se MPB-ja ka ndërmarrë masa për zbardhjen e tërësishme të sulmit ndaj stacionit policor dhe se në këtë moment për shkak të aktiviteteve që janë ndërmarë në terren dhe të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk do të munden të japin informata plotësuese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail