Maqedonia qendër potenciale logjistike për transport më të shpejtë hekurudhor

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Drejtues të kompanive hekurudhore nga rajoni i kompanisë kineze KOSKO analizojnë vendime logjistike për rrugë efikase të shpejta transportuese nga porti Pirea përmes rrjeteve hekurdhore në territorin e Maqedonisë deri te Evropa Qendrore.

Sipas vlerësimeve nga takimi i sotëm në Shkup, që e organizojnë HM Transport dhe KOSKO, me zhvillim të rrjetit transportues dhe krjimit të pikës tubuese hekurudhore në vend straregjik në Maqedoni, do të përshpejtohet transporti i mallrave dhe do të rritet konkurrenca e kompanive dhe ekonomive.

"Që moti e kemi identifikuar edhe mundësinë që Maqedonia të bëhet qendër logjistike në këtë rutë nëpër këtë korridor. Qëllimi i mbledhjes së sotme me kompaninë kineze në bashkëpunim me hekurudhën e Maqedonisë në rajon është që të identifikojë lokalitet në Maqedoni, e cila në mënyrë afatgjatë do të mund të paraqet qendër logjistike, ndërsa më tej kjo do të jetë bazë edhe eventualisht për formimin e ndonjë zone të veçantë, ku do të mund të ketë edhe prodhim më të lehtë, si dhe shërbime tjera, të cilat janë të rëndësishme", deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

Ndërlidhja e Maqedonisë me rajoninm, vlerësoi Peshevski, është ajo që do t'i zgjidh problemet reale edhe të investitorëve të huaj edhe atyre vendas, do ta rrisë konkurrencën e tyre dhe do të krijojë mundësi edhe për investime të reja dhe kjijim të vendeve të reja të punës.

Gjashtëdhjetë për qind e importit të mallrave në Maqedoni arrin përmes Rrugës oqeanike të mëndafshit të porteve nga Pireja dhe Selaniku. Në Maqedoni qarkullimi transportues hekurudhor në transrpotin e përgjithshëm merr pjesë vetëm me 10 për qind, që, sipas Peshevskit, në masë të madhe i përket infrastrukturës së vjetëruar hekurudhore.

Bëhet fjalë për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. "Tani më kemi bisediar për ndërtim të hekurudhës më të shpejtë me autoritetet kineze, ndërsa paralelisht Qeveria e Maqedonisë mbështet rreth 10-të projekte, pjesë për ndërtimin e stacioneve të reja hekurudhore dhe ripërtëritjen e infrastrukturës ekzistisuese hekurudhore, pjesë për ndërtimin e hekurudhave të reja dhe për furnizim të trenave dhe vagonave", tha Peshevski.

Në portin në Pirea, në të cilën KOSKO ka investuar 700 milionë euro, brenda një viti lundrojnë 24.000 anije transportuese, ndërsa sipas zëvendëskryeministrit, është evidente se përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Maqedoni do të jetë me interes të dyfishtë.

Sipas drejtorit të HM Transporit, Nikolla Kostov, Hekurudhat e Maqedonisë për herë të parë promovohen si lider rajonal në ndërlidhje hekurudhore, moment që të duhet të shfrytëzohet që edhe Maqedonia të bëhet qendër logjistike duke pasur parasysh pozicionin strategjik dhe pozicionin evropian.

Jelisaveta Georgieva, kryetare e Odës ekonomike të Maqedonisë, theksoi se realizimi i idesë për krijimin e pikave tubuese hekurudhore në vend dhe oferta e vendimeve logjistike për rrjedha të shpejta transportuese nga dhe për Evropën në tërësi inkorporohen me kërkesat dhe nevojat e biznesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail