Gjermania kërkon zgjidhje institucionale të situatave në Maqedoni

Berlin, 27 prill 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi sot në kryeqytetin e Gjermanisë kishte bisedime bilaterale me përfaqësuesin gjerman në lidhje me eurointegrimet e Maqedonisë dhe krizën aktuale politike në vend.

Pas takimit me sekretarin shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihael Rot, Besimi deklaroi se në takim është diskutuar për perspektivën euroatlantike për Republikën e Maqedonisë e cila është prioritet kyç.

Zëvendëskryeministri thotë se edhe për BE-në është e rëndësishme që Maqedonia të hyjë në Union dhe Gjermania si vend i cili e mbështet këtë proces, seriozisht është e interesuar për përparim.

Njëra prej temave kryesore të bisedimeve ishte situata politike në vend, por u bisedua edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe gjendjen e sigurt me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë t'i tejkalojë sfidat në kuptim politik, por edhe të fokusohet në agjendën evropiane.

"Gjermania pret që dialogu politik të tregojë përparim, të ketë zgjidhje institucionale të situatës në vend, por edhe porositë nga Këshilli i BE-së të jenë seriozisht të adresuara nga ana e bartësve të politikave në Maqedoni", deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, sipas të cilit Maqedonia nga nikoqirët gjermanë ka marrë mbështetje për perspektivë evropiane dhe tejkalim të të gjitha sfidave politike në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail