LSDM-ja publikoi bisedat e përgjuara nga rasti i Martin Neshkovskit

Shkup, 5 maj 2015 (MIA) - LSDM-ja sot në konferencë për shtyp publikoi incizime të reja audio nga bisedimet e përgjuara telefonike lidhur me rastin e 21-vjeçarit Martin Neshkovski.

Sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, seti i bisedave të publikuara sot mes kryeministrit Nikola Gruevski, ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ndihmësit të saj Ivo Kotevski, pastaj me drejtorin e DSK Sashko Miallkov dhe me Martin Protugjer, tregon atë, siç tha, se të gjithë ata e kanë ditur për vrasjen e Neshkovskit, por e kanë fshehur të vërtetën që të mbulohet përgjegjësia e policit Igor Spasov dhe MPB-së.

"Nga bisedat do të dëgjoni edhe një konfirmim se fshehja e së vërtetës për vrasjen e Neshkovksit vjen nga strukturat e MPB-së dhe sigurimi i Gruevskit. Dejan Mitrovski-Urko i ka pranuar Jankullovskës se dy ditë është mbuluar vrasja" tha mes të tjerash Zaev.

Për protestën e qetë të paralajmëruar më 17 maj, Zaev u bëri thirrje qytetarëve të kyçen në kthimin, siç tha, të lirisë dhe demokracisë në Maqedoni.

I pyetur për pesë pikët të cilat i ofroi kryeministri Gruevski për dialogun gjegjësisht bashkëpunimin, Zaev tha se mund të dakordohen vetëm për qeveri kalimtare dhe për largimin e qeverisë.

Në deklaratën e ish liderit të partisë Branko Cërvenkovski se disa hapa që i ka ndërmarrë LSDM-ja nuk i analizon mjaftueshme, Zaev tha se shumëllojshmëria e mendimeve dhe qëndrimet është prezente në parti, e ajo është pasuria e LSDM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail