Të plagosurit nga aksioni në Kumanovë janë dërguar në Qendrën emergjente

Kumanovë, 9 maj 2015 (MIA) - Tre prej katër policëve, për të cilët ka informacion zyrtar se janë plagosur në aksionin që filloi herët në mëngjes zmbrapsjen e grupit të armatosur në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Mjeku kujdestar në Spitalin e Kumanovës Dragan Tasevski  konfirmoi për MIA-n se në mëngjes në orën 5:15 tre policë të lënduar me armë zjarri janë sjellë në spital dhe u është dhënë ndihmë e parë mjekësore dhe janë transferuar në klinikat e Shkupit. Një polic është lënduar në këmbën e majtë nën gju dhe është mbajtur në spitalin e Kumanovës.

Nga rajonin mbi Tregun e gjelbër në "Lagjen e Trimave" kohëpaskohe dëgjohen të shtëna dhe vërehet tym. Qytetin kohëpaskohe e kontrollojnë helikopterët, ndërsa nëpër rrugë ka prani të përforcuar policore. Për qarkullim ende është e bllokuar një pjesë e bulevardit "Brigada e tretë maqedonase", si dhe rrugët të cilat gravitojnë në rajon rreth "Lumi Serava", "Lagjja e Trimave" dhe një pjesë e tregut të gjelbër. Siguri policore ka para SPB Kumanovë, te spitali, si dhe në hyrjen e Kumanovës. Janë anuluar të gjitha manifestimet e caktuara për sot. Në pjesën tjetër të qytetit komunikacioni zhvillohet normal.

Kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski apelon për maturi dhe thekson se MPB-ja po i ndërmerr aktivitetet e nevojshme në pajtim me kompetencat e saj. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kapacitetet e komunës, siç tha, janë lënë në dispozicion të policisë për zmbrapsjen e grupit të armatosur.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski paraprakisht deklaroi se MPB ndërmerr masa për zmbrapsjen e grupit të armatosur në Kumanovë. Nga MPB apelojnë qytetarët të jenë të qetë. Më shumë informacione janë paralajmëruar pas përfundimit ë aktiviteteve në terren.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail