Në Kumanovë qetë

Kumanovë, 10 maj 2015 (MIA) - Në Kumanovë për momentin nuk po dëgjohen të shtëna nga armët. Tre automjete transportuese të policisë dhe tre kamionë me rimorkio janë stacionuar në hyrje të "Lagjes së Trimave" në të cilin rajon po zhvillohet aksioni për pastrimin e terrenit pas zmbrapsjes së grupit të armatosur.

Njëri nga kamionët u drejtua në lagje, ndërsa automjeti i ndihmës së shpejtë prej atje evakuoi një grua të moshuar. Pjesa më e madhe e popullatës është larguar dje pasdite me ndihmën e forcave policore.

Në terren nuk vërehet tym si gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes.

Qytetarët informojnë se disa pjesë të kësaj lagje nuk kanë energji elektrike. Autoritete komunale paralajmëruan formimin e shtabit të krizës dhe ndihmës së nevojshme.

Aksioni i policisë filloi dje në mëngjes. Qëllimi i grupit të armatosur, siç informoi mbrëmë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ishte sulmi i institucioneve strategjike shtetërore në Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail