BE, SHBA, OSBE dhe NATO: Të mos lejohet ngjarja në Kumanovë t'i shkaktojë dëm shoqërisë

Shkup, 10 maj 2015 (MIA) - Besojmë fuqimisht se nuk guxohet të lejohet kjo ngjarje t'u shkaktojë dëm marrëdhënieve në shoqëri. Gjithashtu, shpresojmë se ky do të jetë momenti në të cilin liderët e vendit së bashku do të angazhohen në dialog për të gjitha çështjet me të cilat po ballafaqohet vendi, duke përfshirë edhe krizën e zgjatur politike dhe reformat e domosdoshme.

Kjo theksohet në kumtesën e përbashkët nga Delegacioni i BE-së, Ambasadës së SHBA-së, Misionit të OSBE-së dhe të Misionit të NATO-s në vend lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë.

"Përfaqësuesit politik zyrtar këtu dhe në rajon e dënuan dhunën. Kjo e përforcon mirëkuptimin tonë se grupi i armatosur në Kumanovë është fenomen i izoluar", thuhet në kumtesë.

Njëherit, në kumtesë shprehet keqardhje e thellë për jetët e humbura në operacionin në Kumanovë, i cili për fat të mirë ka përfunduar. "Mendimet tona janë me familjet e policëve të cilët u vranë në operacionin dhe me qytetarët të cilët ishin të prekur nga dhuna", qëndron në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail