Qeveria do të mbajë mbledhje për ndihmë humanitare, dëmshpërblim dhe shpërblime për aksionin në Kumanovë

Shkup, 11 maj 2015 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në lidhje me aksionin e armatosur në Kumanovë.

Do të prezantohet informacion për operacionin e armatosur të policisë në Kumanovë. Do të diskutohet edhe për shumë aspekte për përcaktimin e ndihmës humanitare dhe për dëmshpërblimin e qytetarëve të cilët kanë dëme nëpër objektet dhe pasuritë e tyre. Pritet të bëhet fjalë edhe për përcaktimin e shpërblimeve për policët, të cilët ishin pjesëmarrës në aksion, thotë zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Dje, kryeministri Gruevski në fjalimin e tij paralajmëroi se Qeveria do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave humanitare në Kumanovë.

Personave, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar gjatë aksionit të policisë, përveç ndihmës së parë humanitare, do t'u jepet edhe kompensim financiar pas vlerësimit të kryer, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e djeshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail