Qeveria tërësisht do ta mbulojë dëmin e objekteve në Kumanovë, filloi vlerësimi

Shkup, 12 maj 2015 (MIA) - Komisioni për vlerësimin e dëmeve i përbërë prej anëtarëve të Qeverisë dhe Komunës së Kumanovës prej sot e filloi vlerësimin për përcaktimin e dëmeve materiale të pronës së patundshme dhe të tundshme në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë në vendin ku gjatë fundjavës u zhvillua aksioni policor, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Plan veprues për veprim pas konstatimeve të mbrëmshme të Qeverisë për formimin e Komisionit është sjellë në takimin e sotëm në komunën e Kumanovës midis ministrave të Transportit dhe Lidhjeve dhe Vetëqeverisjes lokale, Mile Janakieski dhe Lirim Shabani. 

Qeveria në seancën e fundit vendosi të bëjë dëmshpërblim në lartësi prej 100 për qind të dëmit të vlerësuar në terren.

Familjeve shtëpitë e së cilëve u janë dëmtuar në aksion në masë e cila nuk ofron kushte për qëndrim do t'u sigurohet akomodim në periudhën e nevojshme për sanimin e shtëpive të tyre apo derisa të zgjasë sanimi do të marrin kompensim financiar për marrjen e hapësirave me qira. Atyre familjeve do t'u ndahet edhe ndihmë humanitare e njëfishtë në lartësi prej 100.000 denarëve për shtëpinë e dëmtuar.

Institucionet kompetente shtetërore, komunale, mjekësore dhe sanitare, në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe Qytetin e Shkupit, do të qasen drejt pastrimit të terrenit me qëllim të sigurimit të kushteve elementare për jetesë.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve, sipas konstatimeve qeveritare, në afat prej 7 ditëve do të përgatisë raport për vlerësimin e dëmit dhe do t'ia dorëzojë Qeverisë së RM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail