Gruevski dhe Zaev në takim në Strasburg

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot pasdite në Strasburg do të takohen me tre eurodeputetët, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Ata, siç pritet, do të bisedojnë për dalje nga kriza aktuale politike në vend.

Paraprakisht, Hovit, Vajgël dhe Kukan në Bruksel kanë pasur takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, por hollësira nga takimet nuk janë kumtuar.

Eurodeputeti Hovit mori pjesë në protestën e së dielës që u organizua nga LSDM-ja dhe disa organizata joqeveritare, ndërsa dje ka pasur takim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.

"Unë jam këtu që të vëzhgoj dhe nuk do të tentoj të locoj faj te njëra apo pala tjetër, kjo nuk është sjellje përgjegjëse, në rast se jeni pjesë e ndërmjetësimit, i cili duhet ta zgjidh krizën politike", deklaroi Hovit.

Gjatë ditës së sotme, Gruevski dhe Zaev do të takohen edhe me eurokomisarin për negociata për zgjerim Johanes Han, i cili do të tentojë t'i pajtojë kundërshtarët politikë, me qëllim të tejkalimit të situatës politike në vend.

Për këtë detyrë, Han mbrëmë u inkurajua edhe nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, të cilët në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së mbajtën mbledhje të shkurtë edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe arritën marrëveshje që më hollësisht të përqëndrohen në këtë çështje në qershor.

Maqedonia, Turqia dhe Hungaria, nesër, megjithatë do të jenë në rend të ditës edhe të sesionit të ri të Parlamentit evropian. Eurodeputetët në Strasburg do të debatojnë për krizën politike në Maqedoni dhe ngjarjet në Kumanovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail