Shpallje publike për dhënien e tokës bujqësore shtetërore për shfrytëzim

Shkup, 22 maj 2015 (MIA) - Shteti nesër me shpallje publike për dhënien e tokës bujqësore në pronësi të shtetit për shfrytëzim të tokës së frytshme personave të pasiguruar social do të ofrojë gjithsej 133 hektarë tokë (fusha, livadhe dhe kallamishte) në 11 rajone dhe atë në Sveti Nikollë, Veles, Negotinë, Gjevgjeli, Makedonski Brod, Kriva Pallankë, Vinicë, Kavadar, Krushevë, Kumanovë dhe në Kratovë.

Toka bujqësore jepet për shfrytëzim pesëvjeçar, ndërsa çdo përdorues i të drejtës për ndihmë sociale (persona invalidor, prindër vetushqyes dhe persona kujdestar të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindor ose person i rritur me aftësi të kufizuar afaristë), në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Shkup, mund të dorëzojnë vetëm një formular origjinal (kërkesë) në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimit të shpalljes publike në shtypin e ditës.

Më së shumti tokë për shfrytëzim mund të ndahet deri në 3 hektar për kultivimin e kulturave bujqësore. Madhësia e sipërfaqes së tokës nuk mund të jetë mbi tre hektarë, e as më e vogël dhe sipërfaqja e një parcele kadastrale.

Zgjidhjen e oferta dhënësit më të volitshëm do të bëjë komisioni, në bazë të kritereve të konfirmuara në Program, ndërsa në marrëveshje do të përcaktohet lloji dhe shuma e ndihmës që sigurohet për fillimin e tokës frytdhënës.

Informata shtesë bujqit e interesuar mund të marrin në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në njësitet e saja rajonale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail