Ndahen certifikata për IT aftësi përparimtare për 88 të papunësuar

Shkup, 22 maj 2015 (MIA) - Certifikata për stërvitje të përfunduar për TI aftësi përparimtare për programerë për CISCO, ADOBE, Microsoft dhe JAva, u janë ndarë sot 88 personave të papunë.

Për realizimin e këtyre stërvitjeve për 88 persona, shteti ka siguruar rreth tetë milionë denarë, ndërsa zbatohet përmes Semos edukimit.

"Me investimet e paralajmëruara të huaja rritet nevoja për kuadro dhe aftësi të tilla. Për shkak të këtij fakti e kemi rritur vëllimin dhe përfshirjen e personave të papunë të cilët do të mbarojnë stërvitje të tilla me qëllim që më lehtë të arrijnë deri në punë dhe t'u mundësojmë të përfitohen me vend adekuat të punës", tha në ndarjen e certifikatave, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Ai paralajmëroi se me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë në fillim të qershorit do të shpallin thirrje të re publike për personat e papunë, të cilët dëshirojnë t'i sendërtojnë aftësitë e tyre personale në këtë pjesë për rreth 220 të papunë, për të të cilët, siç tha, janë siguruar rreth 22 milionë denarë.

Viteve të kaluar stëvitje të tilla kanë kaluar mbi 470 persona, prej të cilëve veçmë janë punësuar 246 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail