Harrojeni pikën-G, ja ku fshihet kënaqësia

Nuk ju nevojitet kurrfarë harte për të gjetur pikën-G të saj, kjo është mënyra që do t’ju ndihmojë që ta kënaqni!Nuk jeni të detyruar më që të “kërkoni” pikën-G të saj që t’i krijoni kënaqësinë për të mos e harruar kurrë! – transmeton Telegrafi.

Nuk ekziston ndonjë pikë konkrete e cila është si “sustë magjike” për kënaqësinë e saj, por fjala është për zonën më të madhe erogjene, thotë një studim italian.

Hulumtuesit e kanë quajtur “kompleks klitouretrovagjinal”, që ka të bëjë me pjesën e parë të murit vagjinal (ana në drejtim të stomakut), kanalin urinar, gjëndrat parauretrale dhe me “rrënjën” e klitorisit.

Jo vetëm që stimulimi i kësaj pjese të trupit do t’i krijojë kënaqësi, por mund t’i ndihmojë edhe të përjetojë orgazëm vagjinal.

“Kemi zbuluar me ultrazë që me masturbim, i cili stimulon vetëm pjesën e jashtme të klitorisit, forcohet qarkullimin e gjakut vetëm në klitoris”, thekson Emmanuele Jannini, njëri ndër hulumtuesit.

“Mirëpo, stimulimi i brendshëm i cili arrihet gjatë penetrimit, nxit qarkullimin e gjakut në tërë kompleksin klitouretrovagjinal”.

Në vend që gjithë vëmendjen tuaj ta orientoni në vetëm një pikë të trupit të saj, përqendrohuni në pjesën e parë të murit vagjinal.

Poza më e mirë e seksit për stimulim të kompleksit klitouretrovagjinal është kur femra është sipër, këshillon dr. Jannini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail