Ata që janë të zëshëm gjatë seksit kënaqen më shumë

Shumica e çifteve bëhen të përmbajtur në krevat dhe nuk dëshirojnë që të relaksohen deri në fund. Për fillim ju këshillojmë që të çlironi të gjithë frenat dhe të lironi zërin – provoni së paku të bërtisni, të rënkoni, të pështilleni dhe të merrni zëshëm frymë...

Rënkimet e papenguara dhe frymëmarrja janë “mëlmesa” të përshtatshme në dhomën e gjumit, ndërkaq çiftet të cilët janë të zëshëm janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale, thuhet në një hulumtim të Universitetit britanik Lids.

Shkencëtarët llogarisin se tingujt e zëshëm janë vërtetim se seksi është i mirë, ndërsa femrat reagojnë pozitivisht nëse edhe mashkulli është i zëshëm në shtrat, transmeton Telegrafi.

Rreth 92% e të anketuarve femra dhe meshkuj kanë deklaruar se seksi i zëshëm është më kualitativ pasi e rrit vetëbesimin tek partneri, gjegjësisht në të kënaqen njësoj të dy gjinitë.

Dy të tretat e të anketuarve kanë zbuluar se janë më të zëshëm kur e vërejnë se partneri është afër kulmit, me çka ai edhe më shumë do të kënaqej.

Një anketë tjetër e kompanisë Lovehoney, e cila shet seks lojëra, ka treguar se femrat janë ato më të zëshmet në marrëdhëniet seksuale. Një nga arsyet është se femrat kanë orgazëm më intensiv se meshkujt.

Një tjetër shpjegim është se përfaqësueset e gjinisë më të butë, ndjejnë shtypje dhe në këtë mënyrë e shprehin kënaqësinë dhe kështu e bindin partnerin se po kënaqen. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail