Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

Përjetimi i një orgazme nuk duhet të jetë si përpjekja për të zgjidhur një problem të vështirë matematikor (shumica nuk ia del kurrë), por për shumë gra, orgazma ka pikërisht atë pamje, fytyrën e një ushtrimi OLIMPIADASH matematikore.

Po përdor ilaçe që i bëjnë orgazmat gati të pamundura

Michael Krychman, drejtor ekzekutiv në qendrën mjekësore për shëndetin seksual në Kaliforni, thotë se mjekimet që përdoren për të trajtuar depresionin, ankthin dhe të tjera gjendje, mund të ulin nivelin e hormoneve seksuale dhe shpesh mund të shkaktojnë orgazma shumë të pafuqishme ose aspak.

Pra nëse seksi është i mirë, por t’i thjesht nuk e ndjen, kjo mund të jetë arsyeja. Flisni me doktorin tuaj dhe shqyrtoni mundësitë e zëvendësimit të mjekimit aktual, me të tjerë që kanë më pak efekte anësore, transmeton Telegrafi.

Bëni vetëm seksin klasik, penetrimin

Dr. Krychman mendon se shumë djem thonë se janë të pparë në seks, por në fakt nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë. Sipas Justin Lehmiller, doktor filozofie, autor i “Psikologjia e Seksualitetit Human”, vetëm 50% e femrave mund të përjetojnë orgazmën vetëm nga penetrimi.

Nëse ju nuk bëni pjesë në atë grup, provoni stimulimin klitoral me ndihmën e dorës tuaj ose përdorni lodra seksi që t’ju ndihmojnë gjatë aktit.

Nuk po bëni mjaftueshëm ‘nxehje’

Shumë femra shtiren gjatë orgazmës, sepse shumë meshkuj nxitojnë dhe nuk i japin kohën e duhur as të eksitohen. Nëse nuk jeni të eksituara, nuk mund të kaloni në orgazmë, prandaj bëni mirë t’i thoni ‘mikut’ tuaj të qetësohet dhe ta marri shtruar.

Je shumë e stresuar për të shijuar seksin

Shumë femra bëjnë seks duke u shqetësuar rreth ndonjë shtatzënie të padëshiruar të mundshme, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ose pyesin veten nëse mashkulli që kanë në shtrat është i mirë për to, apo besnik. Sipas ekspertëve, kjo e bën shumë të vështirë për femrat që të shijojnë momentin.

Nuk e dini ende se çfarë doni

Vagina ka shumë pjesë përbërëse dhe mos-informimi i duhur gjatë rritjes, na bën të mos e njohim mirë atë që na bën të ndihemi mirë. Doktoresha McDonald-Mosley sugjeron masturbimin ndërsa stimulohet klitori dhe njëkohësisht bëhet penetrimi me një lodër seksi. Sapo ta kuptoni çfarë ju bën të ndiheni mirë, ndajini njohuritë dhe dëshirat tuaja me partnerin.

Vendos veten nën trysni duke u përpjekur të arrish në orgazmë sa më shpejt

Nëse qëndron e shtrirë nervoze, e lodhur ose nuk ndihesh rehat sepse minutat kalojnë dhe ti ende nuk e ke arritur kulmin, nuk ke për ta arritur kurrë!

Dr. McDonald-Mosley thotë se presioni i vazhdueshëm brenda vetes që na bën të kërkojmë me ngulm arritjen e orgazmës tek vetja dhe tek partneri, nuk bën gjë tjetër veçse i vështirëson gjërat për të dy. Përpiqu të mos i mendosh orgazmat dhe përpiqu të shijosh ndjesitë. Do ta arrish atëherë kur nuk e pret.

Mund të kesh nevojë për lubrifikant

Rreth 40% e femrave nuk prodhojnë mjaftueshëm lubrifikant natyral sa për të shijuar seksin. Dr. McDonald-Mosley thotë se edhe nëse trupi laget, ndonjëherë përbërja e prezervativëve, hormoneve dhe emocioneve, mund të të lërë të thatë.

Përdorimi i lubrifikantëve (nuk është vetëm për të moshuarat, është për këdo), është një mënyrë e mirë që të ndihesh më mirë dhe gati për një orgazëm!

Ke një problem anatomik ose fizik që duhet ta kontrollosh tek mjeku

Problemet e vërteta mjekësore që ndikojnë në mundësinë tuaj për të arritur orgazmën janë të rralla, por ekziston diçka si deformimi klitoral.

Nëse po përjetoni probleme të mëdha për të arritur orgazmën, vizitohuni tek një gjinekolog për t’u siguruar se nuk keni asgjë të tillë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail