Nuk ka seks pa dashuri!

Përse çiftet të cilat në fillim të lidhjes “nuk janë ngritur nga shtrati”, me kalimin e kohës bëhen “cimerë”?

Në fillim të çdo lidhjeje dimensioni romantiko-erotik është më intensiv. Faza e të dashuruarit lind dhe shprehet me mekanizma emocionale të pavetëdijshme të mbrojtjes: me idealizimin e partnerit dhe të marrëdhënieve, projektimin e dëshirave vetjake, mohimin që tek partneri diçka edhe nuk na pëlqen, mospranimi i gjithë asaj që mund të rrezikojë cilësinë e marrëdhënies.

Njëkohësisht, kjo periudhë është shënuar me entuziazëm të fuqishëm, gjendje të shtuar pozitive shpirtërore, forcim të gatishmërisë për ndryshme të sjelljeve vetjake… Kjo u mundëson partnerëve që të lidhen dhe më vonë të thellojnë marrëdhënien.

Me kalimin e kohës mënyrat e përshkruara të funksionimit emocional shterojnë, sepse paraprakisht mbështeten në nevojat personale, por jo në ato reale, transmeton Telegrafi.

Por çfarë mund të bëhet?

“Nuk ka receta. Por është e nevojshme që dëshirën duhet ta rrisni siç bëhet me zjarrin e oxhakut, të gjeni sasinë dhe llojin e duhur të drurit, por edhe ajrin që e mban atë ndezur dhe me kërcitje të lezetshme.

Pasionin mund ta zgjoni duke bërë së bashku një aktivitet fizik, që ju shton forcën, potencën dhe pjesën e gjallë të raportit”, thotë Katia Vignoli, psikoterapeute.

Dëshira seksuale ka nevojë edhe për sekrete dhe surpriza. E rëndësishme është që të mos dorëhiqeni.

Nëse mungesa e seksit është një problem, është mirë që të flisni hapur. Sepse pa erosin, nuk mund të jetohet në mënyrë të lumtur. Përndryshe trupi juaj do të dojë të zgjohet me një tjetër person.

Një herë e një kohë aktorja italiane, Monica Bellucci mësohet të ketë thënë që mund të ketë seks pa dashuri, por jo dashuri pa seks. Gjithsesi ka kaluar shumë kohë që nga kjo deklaratë, dhe duket se diva italiane nuk mendon më kështu.

Çfarë mendoni ju për këtë? /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail