Atëherë kur deshirat seksuale mes partnerëve nuk janë të njëjta, çfarë duhet bërë!

Keni ndjenjën që disproporcioni në nevojat seksuale tuaja dhe të partnerit janë të mëdha, përkatësisht që partneri juaj është mashkull i zjarrtë, i cili kurrë nuk ngopet me seks, ndërkaq juve ju mungon dëshira. Sa për t’u ngushëlluar lexoni këtë tekst dhe do të bindeni që nuk jeni rasti i vetëm. Mbase do t’ju ndihmojë.

Për femrën e punësuar që ka krijuar edhe familje dita përfundimisht është e shkurtër për t’i kryer të gjitha detyrimet, ndërsa shumica e femrave në mbrëmje mezi presin që të hidhen në shtrat – dhe të ngopen gjumë! Ndërkaq, partneri pret… aksion në shtrat!

Studimet kanë treguar se si femrat sot shpesh janë nën stres, por që stresi aspak nuk shkon me libidonë. Ja çfarë duhet të bëni në mënyrë që jeta seksuale të mos pësojë, madje edhe kur jeni nën stres (e kjo, për fat të keq ndodh për çdo ditë).

Ushtrime fizike

Ushtrimet fizike jo vetëm që ulin nivelin e stresin, por shton edhe qarkullimin e gjakut, duke përfshirë edhe atë qarkullim nëpër zonë gjenitale. Joga është luftëtar i madh kundër stresit, nxit balancën hormonale dhe ndihmon në balancën e mendjes dhe trupit. Një joga e kohëpaskohshme, e kombinuar me ushtrimet e zakonshme, do t’ju bënte mirë që të gjeni momente të qetësisë shpirtërore, në jetën tonë kaotike.

Kërkoni nga partneri t’ju bëjë masazh në shpinë

Masazhi do të ulë nivelin e hormonit të stresit, ndërkaq intimiteti i përvojës së tillë do t’ju bëjë më të afërt momentalisht me partnerin. Mbase ky do të jetë çasti që të mund të ndodhë edhe diçka më shumë se masazhi, apo masazhi i disa pjesëve të tjera të trupit.

Shënojeni seksin në kalendar

Mendoni për disa detaje të këtij plani, veshjet e brendshme të cilat dëshironi t’i keni të veshura, çka do të dëshironit që ai t’ju bënte që t’ju të shkaktojë edhe reaksion fizik – do ta kënaqë partnerin tuaj, citon tg. Dhe në fund, çdo formë e relaksimit ndihmon edhe në ngritjen e libidosë, duke përmirësuar edhe dëshirat seksuale. Prandaj, relaksohuni sa më shumë dhe – kënaquni!



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail