Fytyrat e femrave gjatë orgazmës(FOTO)

Kjo që do të shihni më poshtë mund të shkatërrojë (para)gjykimin tuaj për kënaqësinë seksuale të femrave, për vetë femrat dhe për partnerët e tyre.



Lauren Crow, një fotografe nga Oregoni në Amerikë, ka bërë diçka të rrallë.



Ajo ka fotografuar fytyrat e femrave në momentin kur ato po përjetonin orgazëm nga masturbimi.



Kjo, për të treguar se si realisht duket shprehja e fytyrës së një femre kur ajo kalon nëpër kulmin e kënaqësisë.



Përkundër femrave në filma pornografikë, ku inskenimet e regjisorëve bëjnë që femrat të shprehin diçka tjetër, nga ajo që e përjetojnë, me fytyrën e tyre, kur kalojnë nëpër orgazëm. Crow ka arritur të shkrepë me aparatin e saj, pamjen e vërtetë të fytyrave të femrave në maksimumin seksual, shkruan The Huffington Post.



“Në shoqëritë patriarkale, femrat mbushen me informata nga më të ndryshmet, bile edhe si të sillen e si të duken për të kënaqur të tjerët, pra meshkujt”, thotë Crow.



“Por, tani ne po tregojmë se si ato duken vërtetë, dhe si figurativizohet pamja e tyre gjatë kënaqësisë”.



Sipas Crow, mediat kanë diktuar edhe formë se si vetë femrat shohin veten e tyre, jo vetëm meshkujt.



Kjo që do të shihni më poshtë mund të shkatërrojë (para)gjykimin tuaj për kënaqësinë seksuale të femrave, për vetë femrat dhe për partnerët e tyre.



Artistja shpreson ta bëjë këtë duke treguar imazhe, të ëmbëlsisë, pafajësisë dhe ndershmërisë që femrat përjetojnë kur plotësohet libido e tyre.



“Mendoj se vetë femrat e meritojnë të shpaloset pamja e vërtetë e tyre gjatë orgazmës, sepse “mjaft më, me media që ua diktojnë edhe momentet si këto”, tha Crow.



Ajo dëshiron t’ua dëshmojë të gjitha femrave se kënaqësia është kënaqësi – nuk duhet të dukeni të mrekullueshme dhe madhështore derisa e përjetoni.



“Neve na duhet më shumë program mediatik ku na thuhet se jemi të bukura, unike dhe të mrekullueshme, dhe nuk ekziston një mënyrë e gabuar për ta kënaqur veten”, i tha Crow The Huffington Post-it.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail