Në shitje Porsche-ja e Janis Joplin (Foto)

Porsche 356c 1600 Cabriolet nga viti 1968 e Janis Joplinit, në muajin dhjetor do të dalë në ankand në New York, ndërsa pritet ta arrijë shumën e shitjes deri në 400.000 dollarë.



Rokerja e ndjerë e bleu këtë veturë me ngjyrë të bardhë, mirëpo u mërzit dhe i kërkoi një miku piktor që ta ngjyroste.



Janis me këtë Porsche ka udhëtuar ngado, ndërsa fansat e saj kudo që e shihnin të parkuar i linin mesazhe – ka treguar motra e këngëtares, Laura Joplin.



Joplin ndërroi jetë në tetor të vitit 1970 në moshë 27 vjeçare, nga mbidoza me heroinë.



Pas vdekjes së saj, automjetin e ka vozitur menaxheri i rokeres, ndërsa në vitin 1995 u vendos në shtëpinë e rokenrollit në Cleveland.

 



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail