Fshijini këta miq nga Facebook

Para se të kuptonit, faqja juaj e Feacbook do të shndërrohet në një vend ku ju keni të bëni me njerëz që nuk bisedoni më, apo nuk i njihni më fare, prindër të mërzitshëm që i keni takuar gjatë mbledhjeve prindërore, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “pompoze”, etj.

Më poshtë i keni disa këshilla për tipa të tillë të njerëzve me të cilët duhet të ndaheni në botën virtuele:

Ata që lavdërohen- Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” bëjnë ju bëjnë të ndjeheni jo mirë.

Fshijeni çdokënd që ju bën të ndjeheni fajtorë dhe jo falenderues për gjërat që keni.

Grindaveci- Ky lloj e përdor Facebook si platformë për grindje, zakonisht ka qëndrime kontraverse ndaj gjithçka bëhet objekt debati, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.

Garuesi në “reality show”- Për këta njerëz jeta është një show i madh ndaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa kurrëfarë turpi, madje edhe grinden me partnerin në publik.

Në fillim është interesante të ndjekësh tërë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.

Koduesi kriptik- Ky personazh është edhe më i keq se ai që i tregon të gjitha që ka publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë prej tij edhe pse ai e bën të ditur gjendjen e tij.

Do të shkruajnë: “Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj se sa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëz, çfarë largësi?”, ndaj mos i jepni vëmendjen që aq e kërkojnë.

Lojtari- Të gjithë e dimë se sa të mërzitshme janë ftesat për lojëra sikurse Candy Crush. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do ju mundësojë që të kurseni kohë.

Prindi “krenar”- E keni parasysh prindin që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra të nipave dhe mbesave të saj.

Eshtë në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla mirëpo ju lusim që mos ta bombardoni Facebook tonë me familjen tuaj perfekte.

Kritiku- Ai është i pari që kritikon atë që e bëni apo të që e thoni. Është mirë që të kemi debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë se si duhet të përdorni Facebukun tuaj.

Shefi juaj- Nuk jemi shumë të sigurtë se pse duhet të keni shefin tuaj në Facebook, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.

I panjohuri- Ju garantojmë se nuk do të flisnit me shumicën e miqve tuaj në Facebook në jetën reale, ndaj bëjeni një pastrim të listës së miqve virtualë. Ne këtë mënyrë Facebook do të shndërrohet në diçka që ju mundëson të keni kontakt me njerëzit që i doni dhe që dëshironi të dëgjoheni me ata...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail