Tatuazhet e së ardhmes që do t'i përmbajnë të gjitha të dhënat e rëndësishme personale (video)


Tatuazhet  së shpejti do të mund të bëhen më shumë se dekorim estetik në trup. Kjo para së gjithash ka të bëjë me tatuazhet që planifikon t'i bëjë kompania "Naotik Mun".

"Tatuazhet teknologjike" të tyre duken shumë futuristike. Janë të bëra nga një vaj i veçantë i cili transmeton energji elektrike dhe përmban sensorë dhe mikroçipa, shkruan "Medikal Dejli".

Sipas gazetës, sensorët dhe mikroçipat janë të nevojshëm sepse qëllimi i këtyre tatuazheve është që të ruajnë informacione për të dhënat e tyre personale, siç janë për shembull, të dhëna për kartelat kreditore.

Megjithatë, kompania nuk i përmend rreziqet e mundshme të një teknologjie të tillë. Vjedhja e të dhënave nga kartelat kreditore, telefonat e mençur, kompjuterët ose nga cila do pajisje tjetër e teknologjisë moderne nuk është gjë e rrallë.

Prandaj me siguri nuk do të kaloni shumë kohë para hakerëve për të gjetur mënyrë si të "grumbulloni gjithçka që iu duhet nga tatuazhi juaj. Ndoshta edhe më lehtë sesa t'ua vjedhin portofolin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail