Si përfundoi kjo dhi këtu? (VIDEO)

Të gjithë kemi dëgjuar se ekipet e emergjencave kanë shpëtuar një mace të ngecur në pemë, apo zogj me krahë të thyer, por ky operacion shpëtimi ishte pak më i komplikuar.

Një skuadre i është dashur të shpëtonte një dhi, e cila kishte ngecur varur me brirë në telat e telefonit. Ngjarja ka ndodhur në një kodër, afër një rruge në Greqi.

Brirët i kishin ngecur në tela dhe nuk dihet ende sesi ishte ngjitur dhia deri atje lart. Fillimisht skuadra nxorri shkallët nga makina, por nuk kishin se ku t'i mbështesnin. Por më pas ata i përdorën shkallët për të nxitur kafshën të ngjitej tatëpjet kodrës, siç dhe mendohet të ketë zbritur.

Katër burra mbajtën shkallën ku ishte kapur dhia, ndërsa dy të tjerë e prisnin në majë të kodrës për ta tërhequr me litarë.

Enigmë mbetet ende sesi kishte përfunduar ajo aty.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail