India, vendi më i lirë në botë për të jetuar

NJu-Delhi, 24 qershor 2016 (MIA) - "Ju duhet të vendoseni të jetoni në Indi për të përfituar nga çmimet e lira", ka thënë një ekonomist.

India është renditur në vendin e parë në botë më të lirë për të jetuar, sipas të dhënave të reja, njofton Telegrafi.

Kombi më i madh ka fituar vendin e parë për të jetuar më lirë, duke mposhtur fqinjët Pakistan dhe Nepal, sipas një studim i ri.

Ushqimi, veshjet dhe sendet e përditshme si; pastë dhëmbësh janë të gjitha me çmim relativisht të ulët, ndërsa në vende të tilla si; New Delhi, Mumbai dhe Bangalore ofrojnë paga të mira dhe kështu që mund të bëhet një jetë shumë më e lirë se kudo tjetër në botë, sipas raportit nga Numbeo.

Megjithatë, ekspertët kanë thënë se shijimi i një jetë të lirë në Indi, "varet se kush jeni” dhe nuk zbatohet për pasuri të patundshme apo artikujt e importuar ndërkombëtarisht.

Abhijit Banerjee, profesor i Ekonomisë në Massachusetts Institute of Technology (MIT), ka thënë se tregu i madh i brendshëm në Indi ka mallra që prodhohen brenda vendit, dhe që ishin lehtësisht të përballueshme për shumicën e popullsisë.

"Mallrat që nuk tregtohen janë shumë, shumë të lirë në Indi, dhe mund të hahet në një restorant me cilësi të arsyeshme", tha ai për "The Independent".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail