Këngët e 28 Nëntorit që kanë hyrë në histori

28 nëntori, i njohur ndryshe si Dita e Flamurit, është festa që të gjithë shqiptarët e festojnë kudo nëpër botë. Një festë që bënë që flamurin kuq e zi të valojë në çdo qytet e në çdo shtëpi ku ka shqiptarë, e që plisi i bardhë të bartet me shumë krenari edhe nga gjeneratat e reja. Shumë poezi e këngë janë thurur qysh moti për këtë ditë të shënuar për popullin shqiptarë, por një gjë e tillë po vazhdon edhe sot, ku gjeneratat e reja po sjellim krijime të mrekullueshme e pse jo edhe ripërpunime nga këngët e vjetra, duke bërë kombinime që do të mbesin në histori. Ne po ju sjellim disa këngë kushtuar festës së 28 nëntorit.

Një ndër krijimet më të njohura që i është kushtuar festës së 28 nëntorit, është kënga “Xhamadani vija vija”, e cila fillimisht është kënduar nga Shkurte Fejza, për tu rikthyer nga Ilirët e shumë këngëtarë të tjerë që vazhdojnë ta këndojnë edhe sot.

"Në një flamur të pandarë’, është këngë e kënduar nga Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj, e cila gjithashtu vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Por krijime të tilla kanë ardhur edhe nga reperët tanë. Unikkatil në bashkëpunim me Klepto ka sjellë këngën ‘Kuq e zi’, e cila atë kohë bëri një bujë të madhe, shkruan "Kultplus".

Viti 2012 na solli një krijim fantastik nga Etnon në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Dj Blund, është kjo kënga ‘Albania’ e cila depërtoi në zemër të secilit e u këndua e këndohet edhe sot me shumë entuziazëm.

Ndërsa viti 2015 solli një tjetër krijim i cili rrëqethi të gjithë, e ky krijim erdhi inspiruar me rastin e ngritjes së flamurit shqiptarë në Serbi, ku po zhvillohej ndeshje Shqipëri-Serbi. Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi shkrinë artin e tyre në këngën ‘Kuq e zi je ti’, këngë kjo që është bërë një himn i ri për shqiptarët.

Këngë të tilla sollën edhe Rozana Radi – ‘O sa mirë me kenë Shqiptarë’, Adelina Ismaili solli këngën ‘Skënderbe’, ndërsa Barbara Dini këngën “Thrret Prizreni mori Shkodër".

‘Shota’ është kënga e fundit që ju bashkëngjit kësaj liste, këngë kjo e sjellë nga Dj Blunt dhe Real.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail