Ka një porosi për gratë e keqtrajtuara

Amber Heard ka shkruar një letër të hapur, të cilën e ka botuar revista “Porter”. Në këtë letër ajo flet rreth maltretimit të femrave dhe si problem e potencon rrethin.

Ajo ka aluduar edhe në përvojën personale dhe ka dërguar mesazhe të fuqishme të mbështetjes, transmeton "Zeri.info".

“Nuk je vetëm, ndoshta ke vuajtur vetëm prapa dyerve të mbyllura, por nuk je vetëm. Duhet ta dish këtë”, ka shkruar aktorja e bukur, e cila ka deklaruar se edhe ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp e kishte abuzuar fizikisht.

“Duhet t’ua rikujtoj forcën tuaj e cila është shumë më e madhe, duke marrë parasysh se ka shumë gra që heshtin. E vërteta më ka ndihmuar t’i kaloj të gjitha dyert prapa të cilave kam qenë dikur. Të fillojmë me të vërtetën. Kur një femër fillon rrëfimin rreth padrejtësisë apo rreth vuajtjes së saj ajo në vend që të hasë në mbështetje, përballet me individë me qasje armiqësore, skeptikë dhe turp. Motivet e saj kontestohen, ndërsa e vërteta injorohet”, ka shtuar ajo, përcjell "Zeri.info".

Amber ka aluduar edhe në përvojën personale dhe ka thënë se është rritur për të qenë e lirë dhe të mbështetet me vetveten.

“Nuk kam menduar se dikush mundet dhe duhet të më shpëtoj, prandaj më thonë se jam viktimë”, ka deklaruar bukuroshja duke shtuar se e pengon shumë kur e quajnë ashtu.

Muajin e kaluar, në ceremoninë e çmimeve “Glamour”, ajo kishte lexuar një letër të një viktime të dhunimit e cila kishte tronditur Amerikën. /ZËRI/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail