Pse disa këngë na mbesin në mendje?

Hulumtuesit e Universitetit Durham tregojnë se disa këngë kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me ne duke u bazuar në përmbajtjen e tyre melodike.
Rreth 90 për qind e njerëzve e përjetojnë këtë dukuri të paktën një herë në javë – disa më shpesh se të tjerët – por zakonisht ndodh kur truri nuk është aq i aktivizuar, siç mund të jetë rasti kur jeni duke bërë dush, duke ecur apo duke i kryer punët e shtëpisë.
Në studimin e publikuar në Psychology of Aesthetics, Creativity and the Arts, hulumtuesit kanë identifikuar tri karakteristika të cilat e shkaktojnë këtë dukuri: ritmi, forma e melodisë dhe intervalet unike, transmeton Telegrafi.
Sa i përket ritmit, këngët që mbeten në mendje janë më të shpejta në tempo dhe kanë ritëm më të kapshëm për njerëzit. Ndërsa sa i përket formës së melodisë, këngët të cilat janë të thjeshta në strukturë, por që posedojnë ritëm janë më të lehta për të mbetur në mendje.
Për marrjen e këtyre të dhënave hulumtuesit kanë përdorur një anketim online për t’i pyetur 3,000 njerëz për këngët e fundit të cilat u kanë ngecur në mendje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail