Sa dhe pse është kërkuar fjala Albania në Google gjatë 2017

Shkup, 31 dhjetor 2017 (MIA) - Google është shndërruar në një hapësirë që çdokush kërkon dhe gjen informacionet për të cilat ka interes.
Me zhvillimin e teknologjisë, edhe ky motor kërkimi gjigant është zhvilluar duke ofruar edhe më shumë informacione. Në mesin e kërkimeve, në mënyrë të herëpashershme, ka qenë edhe Shqipëria.
Sipas një vëzhgimi, siç citon gazeta "Monitor", gjatë vitit 2017, fjala "Albania" është kërkuar jo pak herë dhe kulminacionet e saj i ka pasur në datat 19 mars, plot 100 herë.
Më pas, më 8 tetor është kërkuar 80 herë me këtë fjalë. Sa i përket lokacionit nga ku është kërkuar, janë vetë shqiptarët ata dominantë, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, më pas nga adresa që ndodhen në Maqedoni, Mal i Zi dhe Itali.
Ndërsa 5 rajone të tjera që ndjekin, janë: Greqi, Poloni, Norvegji, Kenia dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Tre janë shtetet që kanë kërkuar më pak për Shqipërinë: Tajlanda, Vietnami dhe Rusia.
Sa u përket çështjeve që janë kërkuar më së shumti bashkëngjitur me fjalën "Albania" gjatë 2017, lidhen kryesisht me një reality show të njohur e të ndjekur që është Big Brother.
Më pas, të tjera kërkime tregojnë për informacione mbi ndeshje futbolli ku luajnë shqiptarët, edhe pse 2016 ishte viti më i frytshëm sa i përket futbollit shqiptar, me pjesëmarrjen në kompeticionin Europian të futbollit.
Kërkime të tjera lidhen edhe me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Eurovision të Këngës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail