Ekspozohet harta e rrallë detare, vepra e gjallë e Skënderbeut

Tiranë, 28 nëntor 2018 (MIA) – Në mbyllje të vitit jubilar mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe në prag të festave të nëntorit, ekspozohet në Sallonin e Kryeministrisë të Shqipërisë, Harta Detare Një, e njohur ndryshe si Carta Nautica Uno, një artefakt i rrallë historik, i realizuar në vitin 1455, nga kartografi gjenovez Bartolomeo Pareto.

Ne prani te personaliteteve te shquara kryeministri shqiptar Edi Rama foli për rëndësinë historike qe mbart harta. Carta Nautica Uno vjen për shqiptarët nga biblioteka kombëtare e Romës.

Harta mbart një rëndësi të veçantë historike sepse vizualizon elemente dekorative dhe shenjon vende me interes të posaçëm; rrëfen një bashkëkohës i ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysninë osmane në Evropë, e posaçërisht në gadishullin e Ballkanit.

Veçmas aty, në hapësirën e Arbërit, shquhet një toponim i pazakontë “Scandrebeco”. Ky toponim i ngulët në qendër të hartës, përfaqëson jo vetëm një zbulim të mirëfilltë në rrafsh albanologjik por edhe një kontribut të paçmuar në zdritjen e personalitetit real të heroit arbëror Gjergj Kastriotit.

Carta Nautica Uno do të ekspozohet për publikun deri më 15 dhjetor 2018.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail