Ibrahimovic nis sensacionin e ri në internet – quhet ‘sfida Matrix’

Një prej futbollistëve më të njohur në botë, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka në plan që të ndalet, qoftë brenda apo jashtë fushës.

Ai vazhdon të shndërrohet në sensacion me veprimet e tij, ndërsa kësaj radhe ka vendosur të nisë një sfidë të re në internet.
< BR>Sensacioni i ri quhet ‘Sfida Matrix’, ndërsa 37-vjeçari ka treguar elasticitetin e një atleti të jashtëzakonshëm teksa i ka rikrijuar lëvizjet e Keanu Reeves nga filmat “Matrix”.

Realizuesi i më shumë se 500 golave është i njohur edhe për aftësitë e tij në ‘taekwondo’, prandaj e ka pasur më të lehtë që t’i bëjë këto lëvizje, përkundër moshës së tij.

Në ndërkohë, ai i ka etiketuar ish-bashkëlojtarin te Manchester Unitedi, Paul Pogba, agjentin e tij, Mino Raiola dhe yllin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, që ta provojnë këtë sfidë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail