Ekspozitë e pikturave të Lulzime Osmanit

Shkup, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Në Qendrën kulturore-informative – Shkup sonte do të hapet ekspozita e pikturave të Lulzime Osmanit.

Në ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 24 dhjetor, autorja do të prezantohet me 20 piktura, të punuara në akrilik në pëlhurë, krijuar gjatë këtij viti.

“Veprat e saja janë ‘kryengritje e heshtur’ (sipas të gjitha gjasave e ndikuar nga ekspresionistët gjermanë). Ngjyrat e saj i tejkalojnë kufijtë e teknologjisë ekspresioniste dhe prekin ujëra të ndryshëm stilistik dhe mundësojnë të menduar të eklektikës së rrymave në shek.19. Pikturat e saj njëkohësisht janë avangardë drejt lirisë së shprehjes, bazuar në vetënjohjen personale dhe interpretimit individual figurativ. Ajo e tregon këtë realitet përmes ngjyrave dhe gjesteve. Ngjyrat për të janë lirim i emocioneve dhe pasionit dhe përmes pikturës së rilindur dëshiron ta prezantojë qëndrimin e vet personal. Të krijohet botë e re përplot me optimizëm”, informojnë organizuesit e ekspozitës.

Lulzime osmani ka lindir në Manastir. Studimet ei përfundoi në vitin 2012 në Fakultetin e arteve figurative pranë Universitetit shtetëror në Tetovë, dega grafikë, në klasën e prof.Nafi Jashari. Studimet pasdiplomike, dega grafikë i kreu në universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë në klasën e prof.Basri Mekollit. Në vitin 2017 doktoroi në “New Bulgarian University” (Universiteti i ri bullgar) në Sofje, dega grafikë, në klasën e doc.Mihail Komakov. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail