Publikimi i nominimeve për çmimin “Oskar”, “Toka e mjaltit” në garë të ngushtë në dy kategori

Shkup, 13 janar 2020 (MIA) – Akademia amerikane e filmit sot duhet t’i kumtojë nominimet me pesë kandidatët në garë për çmimin “Oskar” për ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz i cili do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos. Filmi ynë “Toka e mjaltit” është në garë të ngushtë në dy kategori – si dokumentari më i mirë dhe si filmi më i mirë i huaj.

Anëtarët e Akademisë deri më 7 janar të vitit 2020 votuan për zgjedhjen më të ngushtë të filmave në nëntë kategori pasi listat e shkurtuara ishin publikuar më 16 dhjetor.

Në kategorinë si dokumentari më i mirë, filmi i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov është në mesin e 15 të përzgjedhurve prej 159 kualifikimeve, ndërsa në kategorinë e filmit më të mirë internacional është në garën më të ngushtë në të cilin hynë nëntë tituj prej 91 të paraqiturve.

Konkurrencë e filmit tonë në këtë përzgjedhje janë filmi i ri i regjisorit spanjoll Pedro Almodavar “Dhimbje dhe krenari” dhe filmi koreanojugor “Parazit” i Bong Jon-ho – fituesi i vitit të kaluar të “Palmës së artë” dhe edhe shtatë filma nga Çekia, Estonia, Franca, Hungaria, Polonia, Rusia dhe Senegali.

Nëse “Toka e mjaltit” merr nominime për çmimin “Oskar” në dy kategoritë, do të jetë filmi i parë maqedonas me një sukses të tillë.

Këto ditë publiku në vend ka përsëri mundësi që ta shohë filmin për Atixhe Muratovën, kultivuesja e fundit e bletëve të egra në Evropë. Nga e enjtja shfaqet në kinemanë “Milenium”, prej sot në Kinotekë, ndërsa nga 16 janari edhe në kinemanë “Sinepleks”. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail