Kulla e Ajfelit hapet sërish nga java e ardhshme

Paris, 18 qershor 2020 (MIA) – Kulla e Ajfellit në Paris është planifikuar të rihapet për publikun më 25 qershor. Megjithatë, ashensorët nuk do të funksionojnë për shkak të kujdesit nga koronavirusi.

Vizitorët nuk do të jenë në gjendje të shkojnë mbi katin e dytë javën e parë. Ndërsa, deri në fillim të korrikut, do të jenë mund të ngjiten në kullë vetëm përmes shkallëve, sepse ashensorët konsiderohen të rrezikshëm për përhapjen e sëmundjes.

Drejtuesit e këtij monumenti të famshëm francez shpresojnë që gjithçka do të normalizohet gjatë verës dhe deri atëherë, thonë ata, do të merren të gjitha masat e nevojshme parandaluese.

Gjithashtu, të gjithë vizitorët mbi moshën 11 vjeç do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, ndërsa distanca fizike do të duhet të respektohet.

Kulla ishte e mbyllur për tre muaj për shkak të epidemisë, që është periudha më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail