Koncerti “Nu pogodi!” me Orkestrin mexhikal dhe Xhijan Emin në Gostivar

Shkup, 4 shtator 2020 (MIA) – Në suaza të Festivalit Park në Gostivar sot do të interpretojë orkestrën simfonike “Mexhikal” nën dirigjimin e Xhijan Emin, me projektin grandioz “Nu pogodi!”.

“Ngjarja multimediale ‘Nu pogodi!’, që ishte dhënë premierë verën e kaluar në ngjarjen ‘Filarmonia në ambient të hapur’ në Parkun e qytetit në Shkup, do të realizohet në Gostivar, sërish nën qiell të hapur. Orkestra e madhe simfonike, bendi, ansambli vokal, dirigjenti dhe video projeksione e bëjnë projektin ‘Nu pogodi!’ i cili e sjellë muzikën nga disa filma të animuar kult nga vendet e Bllokut lindor, ndërsa të cilët e shënuan fëmijërinë e gjeneratave të viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar – ‘Baltazar’, ‘Ariu veshgjatë’, ‘Kozle Bozle’, ‘Nu pogodi!’…”, informojnë organizuesit e festivalit.

Xhijan Emin është një ndër artistët më të shquar muzikor në vend, i cili prapa vetes ka të realizuara shumë projekte autoriale në zhanre dhe forma të ndryshme, në vend dhe jashtë vendit, ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail