Egjipt: Një peshkaqen ia ka kafshuar krahun një djaloshi 12 vjeç

Sharm-El-Sheik, 28 tetor 2020 (MIA) – Një djalosh të mitur turist nga Ukraina e ka humbur krahun, ndërsa udhëheqësi turistik e ka humbur këmbën në në sulm të rrallë të një peshkaqeni në afërsi të pushimores Sharm-El-Sheik, në Egjipt, në Detin e Kuq, publikuan autoritet vendore.

Sulmi ka ndodhur këtë fundjavë, kur dy turistë, nënë e bir dhe udhëheqësi i tyre turistik janë zhytur në Parkun Detar Kombëtar “Ras Mohamed”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit të Jetesës. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt, ndërsa hetimi i parë ka treguar se njerëzit janë sulmuar nga një peshkaqen i bardhë oqeanik të gjatë dy metra.

Në kumtesën e Agjencisë shtetërore ukrainase për turizëm thuhet se djaloshit 12 vjeç mjekët nuk kanë arritur t’i shpëtojnë krahun.

Autoritetet egjiptiane megjithatë, kumtuan se udhëheqësi familjar e ka humbur këmbën, ndërsa nëna ka pësuar lëndime më të lehta. Personat zyrtarë e kanë mbyllur zonën e Parkut Kombëtar ku ka ndodhur sulmi. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail