Pjesa e trupit që gratë e urrejnë, ndërsa burrat e adhurojnë

Shumica e grave ëndërrojnë të kenë këmbë të gjata dhe të dobëta si ato që i kanë supermodelet

Ato janë të bindura se vetëm këmbët e tilla duken bukur për burrat, por gabojnë.

Kjo u konfirmua gjithashtu nga një sondazh në internet i kryer në një mostër të madhe të burrave, transmeton Telegrafi.

Ata kishin për detyrë të zbulonin se cila pjesë e këmbëve të një gruaje ishte më interesante për ta dhe si duhet të dukeshin këmbët perfekte të femrave.

Gati 80 për qind e të anketuarve zbuluan se adhuronin pulpat e rrumbullakosura dhe të theksuara.

Pulpat e rrumbullakosura janë më tërheqëse sesa pulpat e dobëta.

Pikërisht kjo është pjesë e këmbëve që nuk u pëlqen grave dhe shpesh me këmbëngulje e fshehin atë nga sytë e të tjerëve.

Ne nuk jemi më pak kritike ndaj kofshëve tona. Ne mendojmë se ato janë shumë të mëdha dhe “shumë të trasha”, por burrat nuk i kanë problem.

Rreth 50 për qind e burrave të anketuar thanë se nuk kishte asgjë më seksi se kofshët sensuale si ato të Jennifer Lopez.

Deri në 32 përqind veçuan gjunjët si pjesa më seksi e këmbëve të një gruaje, e ndjekur menjëherë nga pulpat, të cilat gratë do të donin të zvogëlonin.

/Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail