Numri i llojeve të njohura të merimangave arriti në 50,000



Bern, 12 prill 2022 (MIA) - Sipas gjetjeve të reja, në botë ekzistojnë 50.000 lloje merimangash dhe ka mundësi që të ketë dy herë më shumë, por ende nuk janë zbuluar, thonë shkencëtarët.

Katalogu Botëror i Merimangave, i cili i përket Muzeut të Historisë Natyrore në kryeqytetin zviceran Bernë, regjistroi specien e 50,000-të të merimangës, të quajtur Guriurius minuano, javën e kaluar. Lloji i ri i përket familjes së merimangave "Salticidae" dhe gjuan gjahun e saj në pemë në Brazilin jugor, Uruguai dhe rreth Buenos Aires, Argjentinë. Zbulimi u bë nga arkeologia Kimberly S. Martha dhe kolegët e saj nga Brazili, dhe u emërua pas popullit Minuana tani të zhdukur që dikur jetonte në zonë.

“Merimangat janë grabitqarët më të rëndësishëm në habitatet tokësore në Tokë, kështu që rëndësia e tyre për mjedisin nuk duhet anashkaluar. Merimangat konsumojnë 400 deri në 800 milionë tonë insekte në vit, duke i bërë ato rregullatorë të rëndësishëm të popullatave të insekteve. Prandaj, ato kanë një rëndësi të madhe edhe për popullin”.

Përshkrimi i parë shkencor i një merimange daton në 1757. Por edhe pse u deshën 265 vjet për të arritur numrin prej 50,000 specieve, shkalla e zbulimit është vazhdimisht në rritje, kështu që njëqind vitet e ardhshme mund të zbulojnë edhe më shumë.

“Sipas vlerësimeve tona, ndoshta ka 50 mijë lloje merimangash që ende nuk i kemi zbuluar”, thonë botuesit e Katalogut.

Katalogu i merimangave është i disponueshëm në faqen e internetit të muzeut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail